Futet si zëvendësues, shqiptari shënon pas 4 minutash në kampionatin francez

Vetëm 4 minuta i mjaftuan Qazim Laçit për të realizuar dhe për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio në ligën e dytë franceze.

Mesfushori i talentuar i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, i cili rikthehej nga një dëmtim që e mbajti jashtë edhe nga dy sfidat e fundit të skuadrës së Alban Bushit ndaj Sllovakisë, u hodh në fushë në minutën e 70-të dhe në të 74-ën realizoi golin e avantazhit dhe atë që zhbllokoi shifrat në sfidën mes AC Ajaccio dhe Nancy.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Qazim Laçit.

Për mesfushorin shqiptar i cili luan si i huazuar nga Olympiacos te AC Ajaccio, ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të ligës së dytë franceze.