VIDEO/ Në këngën përfaqësuese të Finlandës në ‘Eurovizion’ këndohet shqip

Eurovizioni është eventi më i rëndësishëm muzikor në Europë, i cili mbledh së bashku këngëtarë nga shtete të ndryshëm të kontinentit.

Më e veçanta këngë pjesëmarrëse e këtij viti do të jetë padyshim kënga përfaqësuese e Finlandës. Ajo titullohet “Monsters” dhe këndohet nga Saara Aalto.

E bukura e kësaj kënge qëndron në faktin se këndohet në 34 gjuhë të kontinentit, mes tyre edhe Shqip. Për ta kuptuar këtë mjafton ta dëgjoni këngën e cila është vërtet e bukur.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Eugent Bushpepa, me këngën ‘Mall’, e cila do këndohet në shqip./revistawho