FOTO/ Ylli i Realit, mesazh emocionues 13-vjeçares së sëmurë nga Lezha

Luka Modric, futbollisti i Real Madridit dhe i Kombëtares kroate i ka dedikuar një video mesazh Dianës, 13-vjeçares nga Lezha që vuan nga skolioza e kolonës vertebrale.

Pas apelit për ndihmë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24”, ajo udhëtoi drejt Zagrebit për t’iu nënshtruar një operacioni, i cili do të kushtonte 30 mijë euro.

Mesazhet për Dianën, por edhe ndihma nga qytetarët shqiptarë, dhe jo vetëm, ka qenë e madhe.

Mesfushori i Realit, një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe shok ekipi me Cristiano Ronaldon, thotë në video:

“Përshëndetje Diana. Mora lajmin se operacioni u krye me shumë sukses. Ke përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Të përshëndes nga Madridi dhe të uroj shërim sa më të shpejtë”.