Alarmi i OKB: Rrezikohemi nga një luftë totale!

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi sot kundër rrezikut për një përshkallëzim total në Siri, duke i kërkuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme në këto rrethana të rrezikshme.

“Tensione gjithnjë e më të forta dhe paaftësia për të gjetur një kompromis për të ngritur një mekanizëm hetimi kërcënon që të shkohet drejt një përshkallëzimi ushtarak total”, tha ai gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të mbledhur me kërkesë të Moskës.

Pas sulmit të dyshuar kimik të zhvilluar nga Damasku kundër rebelëve, tensionet janë rritur ndjeshëm mes Perëndimit dhe Rusisë, ku SHBA-ja dhe Franca kanë premtuar se ky veprim nuk do të mbetet i pandëshkuar.