Botërori në dyshim/ Brazili merr këtë lajm nga PSG-ja për Neymar

Merr fund frika e Brazilit për Neymar. Rikuperimi i sulmuesit të Paris Saint Germain ka ecur shumë mirë pas operacionit që lojtari kreu në gju rreth 1 muaj e gjysmë më parë.

Sipas asaj që bën të ditur klubi francez, lojtari do të rikthehet në stërvitje gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Në këtë mënyrë Neymar do të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi këtë verë, por do të ketë mundësi të ndihmojë edhe PSG me paraqitjet e tij në fushë gjatë këtij fundi të sezonit.

Megjithatë ajo që vlen më shumë në këto momente për lojtarin 26-vjeçar është Kupa e Botës dhe për evenimentin që do të mbahet në Rusi, Neymar do të jetë në formën optimale.