Bayern-Real, Guardiola zgjedh finalistin e Championsit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u eliminua nga Liverpooli në fazën çerekfinale të Champions League, por edhe “qytetarët” patën kontestime për vendimet e arbitrit në ndeshjen e kthimit.

Trajneri spanjoll shprehet se në këtë kompeticion arbitrat po ndikojnë shumë me vendimet e tyre.

“Bayern-Real Madrid? Shpresoj që në finale të kalojë Bayerni, që ka fat dhe meriton të arrijë në finale. Reali është ende pjesë e diskutimeve, në këtë kompeticion ku vendimet e arbitrave dhe detajet e vogla kushtëzojnë rezultatet. Përjashtimi im? Arbitri më tha se mund të protestoja nga dhomat e zhveshjeve, por jo në fushë”, deklaroi Guardiola.