Intervista/ Vasili: Rama po i fut thikën pas shpine qytetarëve, mosbindja civile nuk ndalet...

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shprehet se mosbindja civile është kërkesë e qytetarëve dhe është një nismë pa kthim.

Sipas Vasilit, ajo është përgjigjia e qytetarëve ndaj një Kryeministri që me taksat po i fut thikën pas shpine qytetarëve.

Në studion e Fax News, Vasili theksoi se Tirana është qyteti më armiqësor për qytetarët dhe xhepin e tyre.

 “Ky kryeministër që është përpjekur të poshtëroj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pasi është një poshtërim i madh kolektiv, është mbrojtur nga këta deputetë dhe kanë ligjëruar një vulgaritet, banalitet, arrogancë e cila ska fare të bëjë me kryeministrin e Shqipërisë, dhe ky kryeministër nuk e ka vendin më në sallën e parlamentit dhe as në sallën e qeverisjes, pasi në mënyrën sesi e ka krahasuar popullin e tij nuk mundet as ta qeverisë atë popull, as ta drejtojë as të ketë të drejtën të ketë besimin e tij pasi ka krijuar përveçse një konflikt të egër politik, edhe një përçmim moral ndaj një populli të cilin ai e poshtëron dhe mendon vetëm ta shfrytëzoj dhe plaçkiti”, theksoi Vasili.

Nuk flitet më për normalitet në sallën e Kuvendit  madje sot opozita ka hedhur edhe ujë,por edhe miell në drejtim të qeverisë dhe kryesisht në drejtim të kryeministrit Edi Rama. A shënon ky akt një përshkallëzim të aksionit të opozitës?

Sigurisht që është një përshkallëzim po më shumë se një përshkallëzim i qëndrimit ndaj qeverisjes dhe kryeministrit në veçanti është një veprim i detyruar, i imponuar nga qytetarët në raport me një kryeministër i cili e ka përdhosur sallën e parlamentit. Çdo lloj reagimi është legjitim, plotësisht i motivuar. Është ajo që pikërisht qytetarët imponojnë e kërkojnë, pasi dihet që në parlament qytetarët shqiptarë kudo që janë, janë karakterizuar në mënyrë më vulgare, për turpin e këtij parlamenti dhe të këtyre që drejtojnë këtë parlament. Ky kryeministër që është përpjekur të poshtëroj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pasi është një poshtërim i madh kolektiv, është mbrojtur nga këta deputetë dhe kanë ligjëruar një vulgaritet, banalitet, arrogancë e cila ska fare të bëjë me kryeministrin e Shqipërisë, dhe ky kryeministër nuk e ka vendin më në sallën e parlamentit dhe as në sallën e qeverisjes, pasi në mënyrën sesi e ka krahasuar popullin e tij nuk mundet as ta qeverisë atë popull, as ta drejtojë as të ketë të drejtën të ketë besimin e tij pasi ka krijuar përveçse një konflikt të egër politik, edhe një përçmim moral ndaj një populli të cilin ai e poshtëron dhe mendon vetëm ta shfrytëzoj dhe plaçkisi. Njëherazi dhe ta poshtëroj fort moralisht. Kështu që të gjithë qytetarët janë të indinjuar anë e mbanë moralisht pa asnjë dallim përsa i përket përkatësive politike. Të gjithë qytetarët anë e mbanë, qofshin me LSI, PD apo PS refuzojnë të krahasohen në mënyrë poshtëruese që unë kam neveri ta ripërsëris se ju e njihni tashmë. Krahasimi vulgar deri me organet gjenitale që ka bërë ky kryeministër si asnjë kryeministër i vendit në të gjitha kohërat në të gjithë historinë e parlamentarizmit shqiptar. Ky është një moment i pakapërcyeshëm moral. Pasi e para dhe mbi të gjitha, ka një komunikim moral me qytetarët e Shqipërisë dhe me respekt që duhet të ketë çdo kryeministër me qytetarët e vendit pavarësisht e votpjnë apo jo atë dhe ky e ka humbur krejtësisht këtë të drejtë, politike e ka humbur me kohë dhe morale ka një çarje, një thyerj e cila nuk mund të riparohet, nuk mund të mbushet më dhe ai në sallën e parlamentit është pikërisht në vendin e gabuar. Dhe opozita përshkallëzoi për ti dhënë një mësim shumë të fortë kryeministrit dh gjithë atyre që paturpësisht  e mbështesin duke ligjëruar bastardizimin e sallës së parlamentit dhe në qoftë se ka ca njerëz që  jetojnë për një mandat deputeti dhe pranojnë çdo lloj poshtërimi, shqiptarët nuk e pranojnë një poshtërim të tillë. Dhe ne jemi aty për ta ngritur me forcë këtë çështje të madhe. Përsa i takon argumentave politikë, janë të shumtë, janë pafund, janë njëri më tragjik dhe më i dhimbshëm se tjetri. Por ky kryeministër i cili poshtëron popullin e tij argumentet e tjera janë shumë të varfër në raport me këtë çështje dhe reagimi është legjitim në një sallë e cila e ka humbur legjitimitetin e tij dhe për shkak të gjithë atyre që e mbrojnë atë po me të njëjtin pasion siç e mbrojtën me vulgaritet të poshtër po kështu si kanë mbrojtur dhe çështje të rënda sikurse qe rasti i ish-ministri të brendshëm ku u bënë bllok për të penguar arrestimin e tij. Ndërkohë që segmenti i kryeministrit që punojnë e rroptohen në një biznes të vogël mbijetese apo një njeri që dënohet për 50 mijë lekë energji elektrike apo një tjetër për një kundravajtje të thjeshtë rrugore  për të cilat ekziston burgu, ekziston një standard kaq i egër. Qytetarët e Kukësit, arrestohen atje , ndodhen akoma në burg, ndërkohë që qytetarët të cilët zunë rrugën dhe protestonin që mos dënohej bashkë me deputet ish-ministri i brendshëm, që akuzohej për trafik droge dhe për korrupsion të lartë. Për ta nuk pati asnjë për procedim penal .Nuk mundet kurrë asnjë qytetar që të pranojë që ka një standard për qytetarët e thjeshtë dhe një standard për qeverinë dhe për  500 njerëz që mbështesin qeverinë. Kështu që ishte një akt i detyruar, i imponuar se dhe qytetarët e kërkojnë.

 

 

 

Pse u përshkallëzua aksioni i opozitës pikërisht në momentin kur erdhi ish-kryeministri Sali Berisha në sallën e parlamentit. A qëndron ajo që ka thënë Sokol Balla se çdo gjë ka qenë e urdhëruar nga Berisha?

Berisha ka ardhur shumë më vonë në sallë pasi kishte filluar, Berisha ka qenë pjesë e kësaj proteste brenda parlamentare sikurse të gjithë deputetët e tjerë dhe në rekordet tuaja ne kemi qenë live dhe ju keni parë që z. Berisha ka ardhur pak më pas. Sigurisht u bë pjesë në mënyrë të natyrshme. Ai kishte filluar që më parë dhe që me fjalën e z. Basha kur ai denoncoi këtë shëmtirë dhe është në përshkallëzim të asaj kërkese që LSI i bëri byrosë së Kuvendit për përjashtimin nga salla të kryeministrit i cili u përpoq në portale të tregonte që ky është emocional. Pati dhe të paturpë që u shprehën për vjersha të kryeministrit në banalitete të tilla kështu që ka qenë pikërisht në të njëjtin fron,. Përsa i takon këtyre majmunëve të tjerë që justifikojnë këto poshtërsira është punë e tyre.

A mendoni që është kjo e vetmja rrugë që i ka mbetur opozitës në një moment të tillë është ujë dhe miell?

Pyetja juaj vjen natyrshëm dhe mirëkuptohet cinizmi i gazetares. Nuk është e vetmja se përpara se të shkonim në sallën e parlamentit kemi pasur një mbështetje shumë të madhe të një reagimi qytetar për TVSH e biznesit të vogël. Ishte masive në të gjithë Shqipërinë, pati një bllokim për të dhënë një mesazh të fortë rrugëve të Shqipërisë. Ka pasur një protestë të qytetarëve të Kukësit, ka pasur protesta në të gjithë Shqipërinë për shumë çështje që kanë të bëjnë me varfërinë e cila po thellohet dhe me taksa çnjerëzore që po u vjen qytetarëve. Ju e dini që qytetarët e Tiranës, pensionistët paguajnë taksë prone dhe hotelet me 5 yje nuk paguajnë, paguajnë 7 herë më shumë taksa pastrimi, paguajnë taksa tabele inekzistente. Pra po mbyten në taksa. Po i ikin gati dy pensione mujore për të përballuar këtë situatë kaq të rëndë. Bëhet fjalë për një varfëri ekstreme dhe sot ishte një nga mënyrat e reagimit në larminë e madhe të protestave që opozita ka ndërmarrë në të gjitha planet dhe që do vazhdojë.

Ndërkohë çfarë ka ndodhur me atë që është quajtur aksioni i mosbindjes civile? A do të vijojë?

Ky është një aksion pa kthim, është një aksion që thashë do të jetë i larmishëm, do të udhëhiqet sikurse edhe deri tani nga qytetarët dhe do të mbështetet nga opozita pasi ne jemi qartësisht të vendosur në krahun e tyre, jemi mbështetësit pa kthim të atij shqetësimi të madh qytetar pasi një qeveri e cila plaçkit të varfërit që të pasurojë oligarkët pasi duket fare qartë që qytetarët e varfër të Shqipërisë në mënyrë të veçantë të zonës së Kukësit, duhet të paguajnë që të pasurohen oligarkët. Në mënyrë që të mbush arkën qeveria, paguajnë pensionistët, paguajnë dhe taksë për shkollën për arsimimin. E kuptoni se çfarë niveli plaçkitës qeveritar që kemi. Ndërkohë që nuk  kemi rritje të të ardhurave pasi të gjitha shkojnë në xhepin e qeveritarëve dhe oligarkëve, ndaj për këtë arsye, ky përshkallëzim do të jetë dhe në mjaft kategori të tjera të mëdha të cilat vuajnë . Janë me mijëra fermerë që u imponohet të marrin kredi ndërkohë që grantet u jepen atyre që janë më të pasur. Pra një shtet që është kthyer në krahun  e oligarkëve, të pasurve dhe godet me të gjitha instrumentet financiare të varfrit  për ti bërë të dëshpëruar në njërën anë dhe për ti detyruar të largohen nga Shqipëria ashtu siç janë larguar masivisht nëpërmjet emigracionit. E vetmja strategji që qeveria ka në kokë është të shpopullojë këtë vend që të jetë sa më i pakët, sa më i varfër që të ketë mundësi të kontrollojë me pak vota pushtetin e tij dhe të vazhdojë e të grabisë si deri më sot.

Nga opozita ka pasur një vendosmëri për të mos ta vazhduar normalisht seancën duke thënë se kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama. Konkretisht çfarë mendoni dhe si do të vazhdojë kjo kërkesë e opozitës?

Kemi qenë shumë të qartë në qëndrimin tonë, një kryeministër që shan dhe poshtëron në mënyrë bastarde popullin e tij minimalisht duhet të largohet nga salla e parlamentit. Si deputet jo si kryeministër dhe sa kohë që ky standard nuk vendoset, po në atë sallë janë goditur deputetë të rinj. Më kujtphet z.nj Mehmetaj që u godit nga një deputet socialist dhe u dënua në vend që të ndodhte e kundërta. Një njeri që poshtëron popullin e tij dhe vazhdon të rri në sallë besoj që ska shqiptar që ndihet mirë.

Ju vijoni ta kërkoni largimin e kryeministrit Rama edhe nga seanca plenare. Në cilën pikë të rregullores ju bazoheni për ta kërkuar këtë?

Ky kuvend është i popullit, nuk është as i deputetëve as i imi. Në qoftë se ai popull që na ka sjell të gjithëve në atë sallë, poshtërohet nga kryeministri ka ofendim më të rëndë? Ka një pikë për përdorimin e shprehjeve vulgare në sallën e parlamentit. SHumë e qartë kjo rregullore, nuk është e qartë vetëm për ata që kanë dy standarde, ju e patë dhe në sallën e parlamentit sot, u paralajmëruan dhe u dëbuan disa deputetë të opozitës, Braimllari, Mehmetaj, Balliu, Noka, Salianji dhe nuk u zbua në çast nga salla e parlamentit për një veprim të fëlliqur ministri i jashtëm dhe i integrimit europian për fat të keq. i cili u soll si një rrugaç ordiner që nuk trembin njeri por që demonstrojnë në rekordet tuaja televizive dhe nuk pati dënim në sallën e parlamentit. Besoj që edhe juve si qytetar ju shqetëson kjo punë dhe pyesni si k mundësi që ky kryetar kuvendi i cili natyrshëm është kthyer një marionetë po nuk dua të humbas fare kohë me të se ai e ka bërë zgjedhjen e tij politike që ta mbylli karrierën e tij politike në mënyrën më të keqe dhe të shëmtuar të mundshme. Dha paralajmërim dhe kërkoi largimin nga salla të deputetëve të opozitës ndërsa rrugaçi që ishte atje në qeveri nuk mbajti asnjë qëndrim. Kjo është fare e qartë, ju e kuptoni që qeverisja ka dhënë këtë mesazh, të mitë nuk i prek ligji, nuk i prek rregullorja e Kuvendit, nuk i prek ligji në fuqi, por të tjerët veprojnë me disa ligje që interpretojnë si të duan. Ky standard i dyfishtë është jo i papranueshëm por do refuzohet me forcën më të madhe nga ana jonë.

Cila është kërkesa e opozitës, lirimi i të arrestuarve apo përjashtimi i kryeministrit Edi Rama?

Qëllimi i opozitës është shumë i qartë, çdo gjë që rëndon mbi popullin duhet të largohet në mënyrë të menjëhershme. Në qoftë se vendosim një taksë të ligë skllavëruese mbi njerëzit që kalojnë rrugën e kobit, së pari, njerëzit të cilëve u është rritur çmimi në mënyrë krejtësisht në mënyrën më të padrejtë në botë si çmimi i ujit, pensionista që paguajnë taksa prone, që paguajnë taksa për arsimin e qytetarëve, kryesorja mbi të gjitha mijëra biznese të cilat aplikojnë TVSH-në mbi biznesin e vogël kundër të cilës është shprehur FMN-ja, Banka Botërore. Kanë kërkuar të ndalen konçensionet, dhe nga ambasada Amerikane që për herë të parë shprehet në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është për tu lavdëruar dhe për tu përgëzuar për këtë gjë. Kërkohet dhe nga Banka Botërore e cila jo më larg se dje ngriti problemin  e mungesës së transparencës së konçensioneve, krijimin e një borxhi shumë të madh të padeklaruar, borxhi do të thotë që bie mbi shpatullat e qytetarëve. Ndaj të gjitha këtyre çështjeve madhore që bie e gjitha mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë, ne jemi në mënyrë të papajtueshme që këto të gjitha të hiqen, në mënyrë të prerë pasi janë të gjitha taksa abuzive, ngarkesë dhe dërrmim nga ana financiare e familjes shqiptare për shkaqe ekonomike dhe mbizotërimi i tyre. Ndërsa si kërkesë politike lirimi i atyre q në mënyrë të padrejtë që për fajin e kryeministrit qëndrojnë në burg pasi kryeministri pranoi fajin publikisht. Fajtori rri në krye të qeverisë dhe ata qëndrojnë në burg. Dhe tjetra shumë themelore që Ambasadori Amerikan e ka ngritur me shumë të drejtë  duke i bërë jehonë dhe shqetësimit të opozitës, dalja para përgjegjësisë në mënyrë të menjëhershme atyre që kanë kryer arrestime natën në gjumë qytetarëve kuksian. Ku të drejtat  e qytetarëve shqiptar janë më të rrezikuara se kurrë, ku secili nga ne, unë ju kameramanët tuaj, mund të arrestohemi natën në gjumë me polici politike e cila vepron kundra ligjit. Pasi ligji është shumë i qartë dhe i prerë që arrestimi natën nuk mund të kryhet. Kryhej në kohën e sigurimit të shteti dikur por këtë regjim ne e kemi hedhur pas dhe asnjë shqiptar nuk kthehet mbrapa. Përpara këtyre çështjeve shumë të mëdha në rast se nuk ka përgjigje të qartë nga qeveria e cila duhet në mënyrë të menjëhershme të reflektojë sigurisht që vendimi ynë do jetë i papajtueshëm. Jemi vendi i parë në Europë për emigracionin nga mosha 7-17 vjeç. Është një nga fenomenet më tragjike me të cilat përballet ky vend. Fëmijë 7-17 vjeç që enden rrugëve të Europës dhe janë pre e pedofilisë, e trafikut të organeve, për tu kthyer në spaçatorë droge, në baby killer vetëm e vetëm se i ka përzënë vendi i tyre.

PS, akuzon se keni dalë në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar dhe tensionet e krijuara tashmë nuk u venë në vijë në një kohë kur Shqipëria pret në rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian. Në gjykimin tuaja a ndikon tensionimi i klimës politike në  vendimin që pritet të merret nga KE?

Rilindja jo Partia Socialiste e ka humbur çdo të drejtë për të akuzuar. E akuzuara e madhe në këtë vend është ajo. Kë akuzon, popullin e Kukësit që u ngrit për taksën e rrugës? Unë kam një pyetje të madhe. Kryeministri pasi mbaroi zgjedhjet e 25 qershorit, është përcjell dhe në mediat tuaja shpallte qeverisjen me popullin dhe ulej këmbëkryq me popullin. Populli u ngrit në Kukës, populli mbylli qepenat, populli proteston, pensionistët protestojnë në mënyrë të heshtur. Kë popull akuzon atë të Shkodrës që u përmbyt dhe kryeministri nuk shkoi por rrinte në Vlorë, publikonte pamje nga Facebooku për turizmin në Vlorë. Do qeverisin me popullin apo e akuzojnë popullin? Meqënëse këta janë kaq të marrosur se mos u prishen hesapet e tyre ky është problem i madh dhe këta janë të akuzuarit e mëdhenj.

Për të ngelur te raportert midis LSI-së dhe PD-së, pas një ftohje që kanë pasur në muajin shkurt duken tashmë më të bashkuara se kurrë, sidomos dhe riafrimi konkret midis Bashës dhe Kryemadhit. A është sheshuar e gjithë pika e diskutimit mes dy forcave politike?

Përpara se të shkojmë më tutje, përdoret një afermativ, “pas ftohjes”, ku ishte ftohja? Është dukur e tillë. Nuk ka pasur asnjë lloj ftohje, asnjë lloj konflikti dhe asnjë lloj krize.Fronti opozitar që ditën qëështë krijuar në fillimin e nëntorit 2017 e deri më sot, ka pasur një sinkron opozitar, i cili është demonstruar në të gjitha drejtimet. Pra fronti opozitar i ngritur, ka funksionuar më së miri në përditshmërinë e tij parlamentare, ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer në protestën masive të 27 Janarit, një protestë me një dimension dhe me një mënyrë zhvillimi, e cila i dha një mësim të madh politikës shqiptare dhe demokracisë në Shqipëri, si dhe në të gjithë aksionin opozitar që ka shoqëruar në mënyrë të vazhdueshme në Parlament, por edhe në të gjithë larminë e tij. Kështu që teoritë e ftofje-ngrofjes janë sajesa mediatike, të cilat përpunojnë teknologjitë e zyrave kryeministrore, të cilat nuk i hyjnë në punë njeriu, pasi realiteti është aty. Opozia, dhe bën shumë mirë, ëshët e gjitha në një front, jo vetëm LSI dhe PD, por edhe partitë e tjera, të cilat kanë kontributin e tyre, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ dhe parti të tjera jashtëparlamentare, të cilët janë pjesë e këtij Fronti, i cili është shumë në sinkron, shumë i vendosur, sepse qytetarët na kanë imponuar që të kemi një Front dhe janë ata që e mbështesin fort.

A do të ketë një bashkëpunim në zgjedhjet lokale mes LSI dhe PD-së?

Zgjedhjet lokale së pari janë zgjedhje administrative.Së dyti janë mjaft larg dhe Shqipëria sot ka në dyert e saj një krizë të tmerrshme ekonomike, krizë besimi dhe krizë të madhe të qeverisjes.Shqipëria është pa drejtim. E gjithë kjo situatë ku qytetarët rrihen në Kukës dhe pastaj ngrihet qeveria me videokonferencë ti sqaroj, pastaj thotë mund ti rishikoj, mund të thuash që kjo është një qeveri krejtësisht pa drejtim, një qeverisje e shkapërdredhur, e cila e ka shumë të qartë se çdo të përfitojë për vete, por është krejtësisht në konflikt të madh me qytetarët, pra i ka lënë pa drejtim ata. Nuk mendon për ta, por vetëm i përndjek, i varfëron dhe i persekuton.Pra Shqipëria pa drejtim është një imperativë e ditës.Zgjedhjet lokale janë larg dhe përpara çdo gjëje duhet dhënë përgjigje kësaj pyetje të madhe, të kthejmë Shqipërinë në drejtim.

Si duhet adresuar kjo çështje sipas opinionit tuaj?

Ashtu sikurse keni parë në mënyrë të përditshme, protestat qytetare, reagimet qytetare të të gjitha llojeve, shumë të forta, të cilat do ta vinin qeverinë vërtet ti binte kokës me grushta, përpara një krize e cila po zhvillohet nën sytë e saj, çdo vetvrasje që ndodh në shumë raste për arsye ekonomike, një krim i shtuar, një trafik droge që vazhdon të eci pasi kapjet e drogës jashtë Shqipërisë janë në mënyrë të përditshme, mbulimi i çështjeve të mëdha siç qe mbulimi i rrjetit kriminal që shkaktoi trafikun e 613kg kokainë dhe plot të tjera, janë pyetjet e mëdha, të cilat nuk kanë marrë përgjigje, sepse Shqipëria është pa drejtim. Protesta jonë shumë e fortë, dhe ne nuk mund të presim as për reagime, as për bashkëpunime politike deri në zgjedhjet lokale.Këto përgjigje duhen dhënë sot.

Folët pak më parë për Shqipëri pa drejtim, i referoheni në këtë rast dhe një keqdrejtimi nga ana e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj?

Bashkia e Tiranës është një bashki që ka një nga rekordet më negative të saj, që ka së pari taksat më të larta dhe pa ekzagjerim nga mëçnjerëzoret që ekzistojnë.Qytetarët e Tiranës janë të mbingarkuar me taksa si asnjëherë tjetër, po kështu edhe bizneset e Tiranës. Ka një gëzim të madh për të thënë që po plaçkiten bizneset e Tiranës, sepse do të bëhet Bashkia më e mirë. Ka mijëra vendime për të cilën qytetarët nuk thërriten për të dhënë mendim, duke filluar që nga qendra e Tiranës.Unë jam një qytetar i Tiranës, nuk di se çndodh me qendrën e Tiranës, nuk di se çfarë e pret Tiranën. Një Tiranë e cila për shkak të bllokimit të madh të qendrës etj përballon një trafik të jashtëzakonshëm, shkakton kosto të mëdha, zemërim të qytetarëve, sorrollatje në trafik, shpenzime karburanti të mëdha, etj kjo sigurisht i bën rekordet e Tiranës shumë negative dhe e bën Tiranën qytet shumë armiqësor për qytetarët e saj. Këtë e them jo vetëm si qytetar i Tiranës, por edhe si qytetar shumë i vjetër i Tiranës. Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë dhe kam parë shumë drejtime në Tiranë, nuk e kam parë kurrë Tiranën të zënë prej fyti si sot.

Ndërkohë ka patur një kërkesë nga ana e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përjashtimin e ministrit Bushati. Pra nuk kemi të bëjmë me një sjellje me dy standarde?

Nuk jam njohur me këtë.Ju e ndoqët seancën e Kuvendit.E patë që në sallën e Kuvendit nuk u mbajt asnjë qëndrim për sjelljen e ministrit Bushati.Rregullorja e Kuvendit është e qartë.U komunikua për përjashtimin e Flamur Nokës apo Klevis Balliun, Endrit Braimllarin, Kejdi Mehmetaj etj, u dha vendimi në sallë.Ministri i jashtëm, emri i tij smë thotë gjë fare, qëndroi në sallë dhenuk u dha asnjë paralajmërim nga Gramoz Ruçi. Pati një frikë të tmerrshme, nga kryetari i kuvendit për të dhënë një masë sepse ky ishte një njeri i mazhorancës. Kyështë standardi qëështë vendosur vazhdimisht në atë sallë. Edhe qëndrimet dhe dënimet, Kryetari i Kuvendit, nëse do të kishte kurajo, që nuk e ka, ska ku e gjën më, e ka humbur përfundimisht, do ta mbante në sallën e Kuvendit. Dy standarde janë atje.Ju e dini, unë nuk jam njohur, di që në sallën e Kuvendit, unë si kryetar i grupit parlamentar kam marrë njoftimin zyrtar që filan deputet, edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, që këta deputetë janë përjashtuar dhe njoftimi u dha në sallë, sikurse Rregullorja e kërkon.

Ju e quani të vonuar këtë kërkesë nga ana e Z.Ruçi?

Nuk e njoh këtë kërkesë, sepse anoncimet, Rregullorja e kërkon që të bëhen në sallën e Kuvendit.Anoncimet në sallën e Kuvendit, qëndrim kryetari i Kuvendit ka mbajtur vetëm për deputetët e opozitës.Nuk ka thënë një gjysëm fjale për ministrin e jashtëm.Nëse keni ndonjë rekord, nga filmimet tuaja që është mbajtur ndonjë qëndrim, ma jepni dhe unë do pranoj të tërhiqem.