Valverde karikon Barcelonën: Të mos jetojmë duke menduar eliminimin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pas humbjes shokuese nga Roma në Champions League, ka kërkuar nga lojtarët që të ngrenë kokën lart dhe të luftojnë për dy titujt e mbetur.

“E humbëm mundësinë për të qëndruar në garë, është shumë zhgënjyese”, tha Valverde.

“Jo vetëm për ne, por edhe për tifozët. Ndihemi përgjegjës që i lamë ata në baltë. Ajo çka duam të gjithë është që të kthehemi e të luajmë, për ta lënë prapa atë që ndodhi. Ende po luftojmë për dy trofe këtë edicion”, theksoi tekniku i katalanasve.

“Asgjë nuk ndryshon sa herë që kthejmë kokën pas, ndeshja është e humbur. Duhet të shikojmë para, pasi nuk mund të jetojmë duke menduar për atë eliminim. Duhet të forcohemi dhe të arrijmë ato që kemi për hatër të tifozëve tanë. Është e rëndësishme që të vazhdojmë të jemi të fokusuar”, theksoi mes tjerash Valverde.