Pas polemikave në Champions, do të habiteni çfarë bëjnë Juventus dhe Reali

Dreka mes drejtuesve të Realit dhe atyre të Juventusit përpara sfidës së “Bernabeut” duket se ka shërbyer edhe për të hedhur hapat e para për një shkëmbim lojtarët që, nëse verifikohet, do të ishte vërtet bombastik.

Sipas mediave spanjolle, prej kohësh në radarët bardhezi është mesfushori ofensiv Isco, i cili duket se kërkon një vend titullari fiks.

Nëse nuk merr garanci mbi dëshirën e tij, lojtari mund të kërkojë largimin dhe “Zonja e Vjetër” do të ishte e gatshme për të përfituar.

Edhe në Madrid mund të mos jenë kundër largimit, por ka zëra që në vend të parave, Florentino Perez do të preferonte Miralem Pjanic.

Boshnjaku është prej kohësh një ëndërr e presidencës së klubit spanjoll dhe verën e ardhshme mund të ishte një nga përforcimet për ekipin e drejtuar nga Zinedin Zidane.