Kapet me mbi 1 milion euro drogë, pranga shqiptarit. Emri

Një i ri shqiptar është arrestuar në Palermo të Italisë pasi u kap me kokainë, raportojnë sot mediat lokale.

Në pranga është vënë këtë të enjte 28-vjeçari Ergo Koçi, të cilit pas ndalimit nga policia, iu gjet në makinën që drejtonte gjatë një kontrolli të efektive, një sasi prej 5 kg kokainë.

Një kg ‘pluhur i bardhë’, sipas medieve në Itali, në tregtohet me doza të vogla në Palermo gjeneron rreth 250 mijë euro. Ndërsa 5 kg, rreth 1 milion e 250 mijë euro.

Kokaina ishte fshehur brenda tubit të ajrit të kondicionerit të makinës.