Këtyre dy shenjave të Horoskopit nuk do ju ecë mbarë këtë vit

Lumturinë e lidhim me shumëçka, dhe siç mund ta kuptojmë, gjithësecili e lidh harmoninë me atë së cilës i jep më shumë prioritet.

Nga ana tjetër, një faktor i përbashkët për të arritur gëzimin e plotë është edhe dashuria. Të ndjerit i plotësuar është një ndihmesë e madhe në rrugën drejt lumturisë, por ja që disa njerëz, nga viti në vit, një ose më shumë herë, pësojnë zhgënjime në këtë fushë.

Në këtë 2018-të, janë tre shenja të zodiakut ato të cilat do të përjetojnë eksperiencën e hidhur të asaj që ndryshe e njohim si ‘zemër e thyer’. Edhe pse mund të jetë një realitet i hidhur, parashikimi i yjeve nuk sheh të ardhme të ndritur në këtë fushë për kët shenja në veçanti. Por, mos u shqetësoni, ky është thjesht një vit që do të lëmë pas si çdo tjetër…

PESHORJA:

Jeni gjithmonë në kërkim të harmonisë dhe balancës të gjithçkaje në jetë. E urreni kur shihni sjellje keqtrajtuese ndaj të tjerëve ose kur vini re se njerëzit nuk janë në zonën e tyre të komfortit. Por, këtë cikël dymbëdhjetë mujor, do t’ju duhet të zgjoheni. Do ta kuptoni se sado që përpiqeni, jeta nuk është gjithmonë e drejtë. Do të përjetoni humbjen e personave që nuk meritojnë t’i humbisni, dhe si për të mos mjaftuar kjo, do të jenë ata që keni më shumë përzemër. Pas kësaj eksperience, do të arrini të kuptoni se jeta në vetvete është edhe një lojë e pakuptimtë fati.

AKREPI:

Këtë vit do ta kuptoni se ku çalon personaliteti juaj dhe do të dilni në përfundimin se gjithçka po ju shkon ters, vetëm si pasojë e rrugëve të shkurtra që ndërmerrni në jetë. Do të jetë një vit i vështirë dhe duhet të përballeni me këtë. Nuk keni rrugë tjetër. Një dështim i radhës do t’ju ndriçojë të shihni realitetin: jo çdo lloj mbështetje garanton rrugën e plotë drejt suksesit. Këtë herë, personi që do t’ju thyejë zemrën do të jetë veçse vetja juaj!