Tashmë e sigurtë/ Turi lë Vizionin për një post të lartë tek Klani

Prej ditësh po qarkullojnë zëra se Turjan Hyska do të lërë ‘Vizion Plus’ për të kaluar tek Klan, ku ai madje edhe është fotografuar nën shoqërinë e Aleksandër Frangajt.

Syri.net ka mësuar se ai do të ketë një ‘bast’ të rëndësishëm ku ka marrë përsipër të ngrejë ‘Klan-Plus’ duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ku do ketë një post të lartë.

Arsyet e largimit nga ‘Vizion Plus’ nuk dihen ende, por pas mbylljes së emisionit ‘Oktapod’ pritej një lëvizje e re nga moderatori i njohur.