FOTO tejet interesante të Dua Lipës, të realizuara në Kosovë 4 vite më parë kur nuk ishte e famshme

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, vazhdon të mbetet ndër zërat më të pëlqyer të momentin anë e kënd botës.

Karrierën e saj Dua e ka nisur që në adoleshencë, ndërsa ka kënduar edhe gjatë kohës që ka jetuar në Prishtinë.

Në vitin 2014, këngëtarja Dua Lipa kishte realizuar një set fotografik mjaft të veçantë, te fotografi i njohur nga Kosova, Arton Humolli.

Në atë kohë ajo ende nuk ishte një emër i njohur në tregun botëror.

Dua kishte bërë disa poza tejet tërheqëse me një pamje të kuruar nga parukieri Kaci dhe grimerja Sellma.

Fotografitë gjenden ende në Instagram, për të gjithë ata që duan të shohin se si dukej këngëtarja ndër vite.

Ndërkohë që ju kujtojmë se më 10 gusht të këtij viti do ta ndiqni nga afër Dua Lipën në Kosovë, në një koncert të madh para fansave shqiptarë.