Deklarata e fortë e ish-ministrit/ Shumë vendet të BE-së e duan Tahirin në burg...

Sajmir Tahiri po mban peng integrimin e Shqipërisë në BE, pasi shumë vende e duan në burg që të japin votën pro hapjes së negociatave. Deklarata është bërë nga ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili gjithashtu është shprehur kundër situata të krijuara në sallën e Kuvendit sikundër ndodhi dje, të cilat ai i cilësoi si spektakël.

“Shumë vendet do të shtynë hapjen e negociatave, pasi duan që Saimir Tahiri të jetë në burg. Janë vende që kanë peshë në Bashkimin Evropian dhe jo vende të vogla si për shembull Luksemburgu që ka 200 mijë banorë. Tahiri po i bëhet një barrë Shqipërisë”, tha Mustafaj në studion e Neës 24.

Në vijim ai shtoi se Tahiri është në mbrojtje nga Edi Rama, pasi nëse nuk do ishte gjërat nuk do ishin kështu.

“Ke sot në burg kuksianët dhe Saimir Tahiri është jashtë. Deklarata që bëri Prokuroria është njësoj me gjuhën me Ministrinë e Brendshme”, tha ai.