A u shoqëruan protestuesi e Surrelit nga policia? Belind Këlliçi në Syri.net: Ja e vërteta

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka treguar në një intervistë në edicionin e lajmeve të Syri.net, të vërtetën e përplasjes me policinë.

Këlliçi tha se menjëherë pas protestës në Surrel, deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi është futur në furgonin e policisë, dhe është liruar vetëm pasi drejtori i Komisariatit numër 4 u telefonua nga Xhafaj.

‘Bëmë protestë në Surrel në mënyrë simbolike. Por në momentit që po iknim dhe hoqëm dhe traun që kishim vendosur, erdhi policia kërkoi sqarime,  i dhamë të dhënat që unë dhe Floida ishim organizatorë, nuk kishte asgjë të dhunshme, ata filluan të kërkonin kartat e identitet qytetarëve, filluan të filmonin dhe tu bënin foto makinave. Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Floida është shoqëruar brenda në makinën e policisë sëbashku me komisariatin e policisë nr.4. Mua mu kërkua ti ndiqna nga pas ndërsa Floida ishte ën furgon. Në mes të rrugës më thotë Floida, dhe dëgjuam që po fliste me ministrin. Në këtë 5-6 minutësh ne patëm mundësi të komunikonim me të njohurit tanë u hap lajmi që ne po shoqërosheshim në polici. Falë edhe këmbnguljes së medias dhe presionit, jemi zbritur në Linzë.

Policia na cilësoi ne të rrezikshëm jo Tahirin, Balilajt e me radhë.  Nuk mund të shoqërohet një deputet i Kuvendit pa një urdhër të posaçëm’, u shpreh Këlliçi.