Zbardhet skenari/ Rama nesër në Shkodër, ja surpriza që do i bëjnë shkodranët...

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Shkodër. Por demokratët shkodranë kanë vendosur ta presin me protesta.

Kreu i degës së PD-së në Shkodër ka ftuar çdo qytetar dhe biznes që t’i bashkohet protestës që do të nisë në orën 09:30 në sheshin ‘Nënë Tereza’.

“ Partia Demokratike Shkoder, i bën thirrje çdo qytetari të na bashkohet në luftën ndaj këtyre padrejtësive, që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Prandaj PD Shkoder ju bën thirrje të gjithë qytetarë që të na bashkoheni në protestën e dites së nesërme datë 14 prill, ora 09.30 në sheshin “Nënë Tereza”, (përballë monumentit Luigj Gurakuqi)”, thuhet në një deklaratë të kreut të degës së PD-së, Ramiz Çobaj.

Thirrja e kreut të degës së PD-së

Të nderuar qytetarë të qarkut Shkoder!

Situata ekonomike, sociale por edhe politike po rëndohet dita-ditës.

Të gjithë jemi dëshmitarë të papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie, e cila sapo u hoqi te drejtën e kafshatës qindra mijëra familjeve në të gjithë vendin.

Të gjithe jemi dëshmitarë të përkeqesimit në vazhdimësi të klimës së biznesit. Qindra e mijëra bizneseve të falimentuara, së shpejti do iu shtohen edhe mijëra biznese te vogla pas futjes së tyre në skemën e TVSH-së.

Janë me qindra familjet e zonës së Nënshkodres që u braktisën nga qeveria dhe u lanë në mëshirë të fatit.

Çdo ditë largohen nga vendi dhjetra-qindra të rinj, sepse në këtë vend nuk ka më shpresë.

Ne nuk mund te lejojme qe jeta jone dhe e felëmijeve tanë të behet e atille, sa NE te mos mund te jetojme më ne vendin tone, per shkak te Edi Ramës dhe atyre qe i shkojne pas.

Pasiguria ndihet kudo, në çdo ambjent, në rrugë e rrugicë. Siguria është ulur, ndërsa represioni policor ndaj njerëzve rë ndershëm, por që nuk janë dakord me këtë qeveri, është rritur.

Arbitrariteti i administratës shtetërore ka arritur kulmin.Korrupsioni në majat e piramidës shtetërore, por edhe më gjerë, ka arritur përmasa të frikshme.

Taksat arbitrare në kurriz të popullit, po shtohen përditë. E tillë është edhe taksa e rrugës së kombit.

Në këtë situatë të rënduar, Kryeministrit Rama dhe qeveria e tij po bejnë veprime të pakontrolluara.

Njëmbëdhjetë kuksianët e burgosur janë tur?pi dhe fundi i kësaj qeverie antisociale që ka treguar se nuk ka punë as me trafikantet e drogës, as kriminelët, as me të korruptuarit, por vetëm me njerezit e thjeshtë që ngrejnë zërin për të drejtat e tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Shkoder, i bën thirrje çdo qytetari të na bashkohet në luftën ndaj këtyre padrejtësive, që të ngremë zërin dhe të qëndrojmë kundër çdo padrejtësie me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Prandaj PD Shkoder ju bën thirrje të gjithë qytetarë që të na bashkoheni në protestën e dites së nesërme datë 14 prill, ora 09.30 në sheshin “Nënë Tereza”, (përballë monumentit Luigj Gurakuqi).

Me NE, nesër do bashkohet edhe biznesi i vogël, i cili ka vendosur që në shenjë proteste ndaj Qeverisë, të ulë qepenat nga ora 10.00 deri në orën 11.00.

Mos haroni: nesër ora 09.30, sheshi “Nënë Tereza”, të gjithë në protestë.

Ju faleminderit!