Heynckes, trajneri i fundit i Bayernit që ka eliminuar Realin

Shorti i Ligës së Kampionëve vuri përballë Bayernin e Mynihut me Realin e Madridit në gjysmëfinale.

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, është shprehur tejet i entuziazmuar për duelin ndaj Real Madridit.

“Më duhet të them, është ndeshje fantastike. Një ndeshje gjigante, në formë shumë pozitive. Unë kam kujtime shumë të mira nga sezoni i tripletës. Ne kemi luajtur ndaj Juventusit dhe Barcelonës në shtëpi së pari dhe shpresoj se ky është një ogur i mirë”, deklaroi Heynckes pas tërheqjes së shortit.

Kujtojmë që Jupp Heyckes është trajneri i fundit i Bayernit të Mynihut që ka eliminuar Realin.

Ndeshja e parë Bayern-Real Madrid në “Allianz Arena” do të zhvillohet më 25 prill.