I fiksuar keq pas saj, i riu kthehet në makthin e vajzës në Tiranë

Ishte fiksuar keq pas saj, kërkonte me ngulm që të krijonin një lidhje intime dhe ishte i vendosur të mos hiqte dorë prej saj.

Por një djalë i ri nga kryeqyteti, përfundoi në prangat e policisë këtë të premte, pas denoncimit të bërë ndaj tij. I arrestuari është A.P., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim 29-vjeçarja E.M., e cila pretendon se i riu e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme në kohë e vende të ndryshme.

Sipas saj, 29-vjeçari e ndiqte hap pas hapi dhe i shkaktonte gjendje ankthi dhe frike.

Kjo bëri që ajo ti drejtohet policisë për ndihmë, duke çuar në arrestimin e tij n137 flagrancë për veprën penale “Përndjekje”.