Kush po i mbyll faqet e Brrylit dhe Genc Sejkos në Facebook.../ Ja postimet e fundit pikante

Censurë edhe në rrjetet sociale. Kush po i mbyll faqet aktive me kritika dhe batuta ndaj zyrtarëve të qeverisë?

Së fundmi në rrjetin social, ‘Brryli Broadway’ dhe faqja e Genc Sejko nuk kanë mundur të postojnë, kjo për shkak të reporteve të shumta ndaj tyre. Faqet postonin memo apo foto pikante të zyrtarëve të qeverisë apo politikanëve të ndryshëm, ndërsa kishin një numër të madh ndjekësish.

Duket se mbyllja e dy faqeve ka ardhur pikërisht në kohën kur ka një rritje të temperaturës politike në vend dhe kur s’ka munguar humori, batutat apo komentet në drejtim të Qeverisë apo Kryeministrit.

”Këta zgjebsat e Rilindjes i kanë bllokuar mikut tim Genc Sejkos profilin përkohësisht se ka kohë që mënçuria e Gencit i prish gjumin budallait të Surrelit. O kopili i Anetës nuk e burgos dot fjalën e lirë!!”, shkruan një prej ndjekësve të Sejkos.

Ndërsa administruesit e Brryli Broadway janë detyruar të hapin një faqe të re, duke shpresuar që faqja e tyre që kishin në zotërim prej 8 vjetësh do t’i kthehet sërisht në përdorim.

 ‘’Pas tentativash për gati 7-8 muaj reporte faqja Brryli Broadway në Facebook më në fund u mbyll. Kopilat e sistemit j’a arritën qëllimit të tyre në mbylljen përfundimtare të faqes që ishte aktive për mëse tete vite në Facebook. Gjithsesi DAJA ka mendu prap për ato që na duan pa asnjë lloj kushti, dhe jemi në këtë faqe të re e të vogël për qefin tonë. Stafi Brryli Broadway falenderon të gjithe miqtë që me share po na rrisin në mënyrë të ndjeshme sot! Posht komunizmi! Rroftë Dash Shehu!”, njoftonte faqja në Instagram.

Më poshte mund të shihni disa nga postimet e fundit të Sejkos dhe Brryli Broadway.