VIDEO/ Sezoni turistik, Rama paralajmëron bizneset: Plotësoni kërkesat, pasi...

Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmeruar bizneset që të jenë korrekte dhe të plotësojnë të gjitha kërkesat që kanë nënshkruar në kontratë kur e kanë hapur një bisnes. Duke folur për sezonin turistik, Rama ka kërkuar një cilësi të re përsa i përket rolit dhe ushtrimit të detyrave të të gjithë institucioneve, dhe aktorëve shtetërorë.

“Është një sfidë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, zhvillimi i turizimit në kushtet kur përballemi me një rritje të përvitshme të kërkesës, sidomos kur bëhet fjalë për instrastrukturën e mikpritjes”, u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës

Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt. Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi

Ky sezon turistik të ketë një cilësi të re përsa i përket rolit dhe ushtrimit të detyrave të të gjithë institucioneve, dhe aktorëve shtetërorë. Është një sfidë e jashtëzakonshme për Shqipërinë, zhvillimi i turizimit në kushtet kur përballemi me një rritje të përvitshme të kërkesës, sidomos kur bëhet fjalë për instrastrukturën e mikpritjes.

Sot faktikisht çdo hotel dhe çdo dhomë nga veriu në jug është prenotuar, nga ana tjetër, rritet larmia e grupeve turistike në kuptimin e shteteve nga ato vijnë, dhe nuk diskutohet që mbetemi ende larg gadishmërisë nga pikëpamja e numrit të hoteleve, e kategorive të ndryshme të shërbimeve të ndryshme hoteliere në krahasim me kërkesën në rritje. Në aspektin e pastërtisë, sigurisë dhe përmbushjes së programit të familjeve apo individëve që kalojnë pushimet në Shqipëri, me një gamë më të gjerë aktivitetesh se rutina e përditshme e plazhit, duhet të bëjmë shumë më tepër. Prej fillimit të mandatit të dytë, kemi krijuar grupin ndërministror të punës.

Me planin e bërë kemi një instrument të besueshëm për të arritur që t’i çojmë përpara pozicionet e prapambetura në raport me këto aspekte, të kemi një sezon turistik më të pastër, të sigurtë dhe me më shumë mundësi për aktivitete të ndryshme për të gjithë pushuesit. Të koordinohet puna mes bashkive dhe institucioneve qëndrore, për një përfshirje të të gjithë komponentëve, që përbëjnë bazën logjistike dhe bazën e burimeve njerëzore të çdo bashkie që të krijohet një sinergji e nevojshme për t’ia dalë.

Jemi të vetëdijshëm që në aspektin e sigurisë, sigurimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme që nga kërcënimet që vijnë me abuzimet me mjetet e ujit, që këtë vit do kufizohen në mënyrë drastike, e deri tek kërcënimi i mjedisit nga zjarret, janë bërë hapa përpara por krejt pamjaftueshëm. Ky do jetë një vit kthese. Ata që vizitojnë Shqipërinë të mund të vizitojnë pika të trashigimisë kulturore, të marrin pjesë në festa lokale të traditës ushqimore apo të kenë një itinerar për të hyrë me thellë në jetën e shqiptarit. Do të vijojë puna për ndërveprimin mes kryetarëve të bashkive dhe ministrinë e mjedisit.

Sanksionet për këto struktura do të jenë shumë të rënda. Duhet të futen në kornizat e lejeve që kanë marrë kur kanë hapur bizneset. Duhet të kenë instalime të brendshme të ujërave të zeza atu ku nuk ka një strukturë.

Sa i takon TVSH, kush te shesë pa kupton lokali do mbyllet për një muaj, dhe ta mbyllesh 1 muaj në sezon është një dëm shumë i madh.