FOTO/ Gjermania ‘Bild’ tallet me Ramën: Njeriu vezë...

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se mielli dhe vezët mbi Edi Ramën në seancën plenare të së enjtes janë lajm botëror. “Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mielli dhe vezet mbi Edvinin lajm boteror!

Gazeta gjermane Bild tallet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ajo shpall Ramen “njeriu veze”!

Te dashur miq, goditja me veze dhe pudrosja me miell e Edvin Kristaq Rames dje ne parlament eshte bere lajm boteror.

Keshtu, në rubrikën e saj të famshme “Fitues dhe Humbës”, gazeta me e shitur gjermane Bild rendit tek fituesit një prodhues syzesh, Marc Fielmann, ndërsa tek humbësit e javës Edi Ramën.

Me ironi gazeta gjermane e quan Edi Ramën njeriu vezë, për shkak të gjuajtjes me vezë dje në parlament nga opozita. sb

Më poshtë përkthimi:

Humbës

Deputetët shqiptarë i kanë gjuajtur me vezë dhe me miell kryeministrit Rama. Shkak ka qenë një diskutim i nxehtë për arrestimin e 12 shtetasve. Këta shtetas protestuan në veri të vendit për tarifën rrugore dhe dogjën stacionin e pagesave.

Bild thotë: Ja ku erdhi edhe njeriu vezë.

Kjo esht nje fitore nderkombetare e revoltes popullore per permbysjen e narkoshtetit dhe klikes se tij me Edi Ramen ne krye.