VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit antidrogë në Tiranë. Ja kush u arrestua

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjet u janë gjetur 4 thasë më drogë, si dhe ka sekuestrua një armë zjarri.

Në pranga kanë rënë Fatjon Koxha, 22- vjeç, dhe Jetmir Hida, 22- vjeç, të dy banues në Zall të Fushë-Krujës. Arrestimi i tyre është bërë pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin, pasi dyshohej se në automjetet e tyre kishin lëndë narkotike kanabis.

Policia ka bërë kontrollin e dy automjeteve, por droga është gjetur në automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues Fatjon Koxha, ndërsa në mjetin e Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kilogramë kanabis, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.

Ndërsa në banesën e Hidës,  në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kilogramë tjera kanabis.