FOTO/ UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të çerekfinaleve të Championsit, është ky sulmues

Sadio Mane është përzgjedhur si futbollisti më i mirë i takimeve të fundit çerekfinale në Champions League.

Senegalezi dha maksimumin për Liverpoolin në fitoren 2-1 që "The Reds" mori ndaj Manchester Cityt në stadiumin "Etihad" për të konfirmuar kalimin e tyre në gjysmëfinale.

Performanca e tij është vlerësuar maksimalisht nga votuesit në faqen zyrtare të UEFA-s, duke lënë pas futbollistë si Edin Dzeko (AS Roma), Mario Mandzukic (Juventus) dhe Arjen Robben (Bayern Munich).