FOTO/ Turjan Hyska fotografohet me Aleksandër Frangaj, largimi nga Vizion Plus i vërtetë?

Prej ditësh po qarkullon lajmi se Turjan Hyska, i njohur si një ndër figurat më të rëndësishme të ‘Vizion Plus’ ndër vite do të largohet nga aty për të shkuar në ‘Klan Plus’.

Këtë lajm e hodhi poshtë vetë Turi me një postim në rrjetin social ‘Instagram’, por çdo ditë e më shumë po shtohen dyshimet se gjithçka paska qenë e vërtetë. Sot ka qarkulluar një foto e publikuar nga ‘Lapsi’, ku Turjani dhe Aleksandër Frangaj janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndoshta kjo foto i vërteton lajmet për një bashkëpunim të mundshëm të Turit me televizionin ‘Klan Plus’. Arsyet e largimit nga ‘Vizion Plus’ nuk dihen ende, por pas mbylljes së emisionit ‘Oktapod’ pritej një lëvizje e re nga moderatori i njohur.