Short i lehtë me Romën? Jurgen Klopp jep këtë përgjigje

Liverpooli ka gjetur surprizën e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, Romën, dhe trajneri Jurgen Klopp e ka bërë të qartë se asnjë nuk duhet ta marr si një short të lehtë.

Ai parashikon një ndeshje të vështirë dhe kujton edhe performancën që kryeqytetasit italianë zhvilluan me Barcelonën.

Nuk është short i lehtë. Njësoj do të ishte dhe me Bayernin dhe Realin. Të gjitha ekipet në këtë fazë janë të forta. Dua t’iu kujtoj ndeshjen që Roma zhvilloi me Barcelonën. Unë nuk kam qenë kurrë në Romë, por di që ata kanë një skuadër shumë cilësore. Ne do të tentojmë të marrim rezultate pozitive në të dyja ndeshjet”, tha trajneri i Liverpoolit.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Romës do të luhet më 24 prill në “Anfield Road”, ndërsa e kthimit më 2 maj në “Olimpico”.