‘Shoqërimi i Kërpaçit dhe Këlliçit’, Policia: Asnjë i shoqëruar

Policia e Tiranës ka deklaruar se Floida Kërpaçi, deputete e LSI-së dhe Blendi Këlliçi, kryetar i FRPD-së nuk janë shoqëruar nga policia.

Deri tani, policia bën me dije se nuk ka asnjë person të shoqëruar lidhur me protestën në Surrel paraditen e sotme.

Në formë simbolike, protestuesit vendosën një tra në Surrel, ku banon edhe kryeministri, duke sjellë në vëmendje taksën në rrugën e Kombit.