Këlliçi dhe Kërpaçi tregojnë detajet e shoqërimit nga policia/ ‘Na lanë në Linzë, pas telefonatës së...’

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, dhe deputetja Floida Kërpaçi, kryetare e LRI-së, kanë deklaruar se janë shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar në Surrel nga të rinj të dy forumeve rinore. E ndërkohë që policia thotë se nuk ka pasur të shoqëruar, Kërpaçi dhe Këlliçi kanë deklaruar se ata janë shoqëruar, por janë lënë të lirë në mes të rrugës, pasi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka telefonuar shefin e Komisariatit nr 4.

 “Ju morën kartat të rinjve edhe unë nuk mund të lejoja që të rinjte të procedonin, shkova dhe u kërkova që të më merrnin mua. Jemi shumë mirë tani, jeni para Kryeminsitrisë. Protesta sapo ka nisur. Shqipëria i përket të rinjve. Ne do jemi bashkë me ta në cdo proteste.”, u shpreh Floida Kërpaçi.

“Ky është moment i rëndë sepse kur Floida u shoqerua nga policët mua më dhanë urdhër për ti ndjekur nga pas sepse do procedoheshim, sepse paskemi tubuar në mënyrë të paligjshëm. Mediat e pasqyruan në kohë reale dhe ra telefoni dhe shefi i polici na la në Linzë dhe na njoftuan që do na thërrasin në komisariat. Edi Rama ka marre një mesazh të qartë që rinia e këtij vendi i vunë dërrmën sis5temi komunist. Fundi do ti vijë nga të rinjet. Mos të ikin të rinjte në azil politik port ë ikë Edi Rama”, tha Këlliçi.