Bayern-Real, ja kë favorizojnë kompanitë e basteve

Real Madrid dhe Bayern Munich do të përballën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që këto skuadra takohen në dy vitet e fundit.

Vjet Real Madrid eliminoi skuadrën gjermane në çerekfinale pasi e kishte mposhtur me rezultat të përgjithshëm 6-3.

Bastet sportive kanë zbuluar koeficientët e ndeshjes së parë, ku bavarezët janë dukshëm më favoritë për ta fituat takimin në shtëpinë e tyre.

Fitorja e Bayern Munich, ka kuotën 2.20, që ndeshja të përfundojë pa fitues kuota është 3.50, ndërkohë fitorja e Real Madrid ka kuotën 3.10.

Ndeshja e parë ndërmjet Bayern Munich dhe Real Madrid do të zhvillohet me datën 24 prill.