VIDEO/ I vunë traun Edi Ramës, policia shoqëron kreun e FRPD-së dhe LRI-së

Protesta e të rinjve të PD-së dhe LSI-së nuk i ka pëlqyer Edi Ramës dhe për këtë arsye, policia ka vendosur që të shoqërojë dy drejtuesit e FRPD-së dhe LRI-së, Belind Kelliçin dhe Floida Kërpaçi, kjo e fundit deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i FRPD Belind Kellici dhe Kryetarja e LRI-se Floida Kerpaci janë shoqëruar në komisariatin e policisë numër 4 në Tiranë, pas protestës në Surrel!

Në vendin e protestës ka shkuar vetë shefi i Komisariatit numër 4, që ka kërkuar largimin e të rinjve protestues dhe ka bërë edhe shoqërimin e drejtuesve të dy forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.