FOTO/ Zbulohet emri, ja kush është ministri i ri i Brendshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot Bejtush Gashin, Ministër të Punëve të Brendshme.

Ai ka njoftuar përmes Facebookut për emërimin e Gashit që sipas tij do të sjellë një përvojë të madhe në këtë fushë.

Ministri i ri u emërua në pozitën që mbeti vakante pas dorëheqjes së Minsitrit Flamur Sefaj.

“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë.

Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.

Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.