‘Lu e Lun gjithë kohës’-Iriqi bisedon me Ilir Metën

Iriqi: - Pse erdhi Lu në presidencë?

Meta: - S'ka ku shkon. Rama e përdori për reformën e tani nuk e qas te dera. Xhafaj i thotë kam punë, Vllahutin e ka larguar se na janë hapur llafe, thotë e më ngeli në derë. Por është i lezetshëm. Qesh bukur e tund kokën papushim. Boll se na merren mendtë,i thashë. Qëndroi gjatë. Kisha ca takime. Bëji, më tha se rri te dezhurni e të pres. Bëri një dorë domino me bahçevanin e erdhi prapë te zyra.

Iriqi: - Pranoi se i kishte thënë Llallës të të arrestonte?

Meta: - U sperdrodh, por e pranoi. I kishte thënë Rama. Bile një herë i kishte thënë dhe për Ardit Gjebrenë, por kur Lu po afrohej te prokuroria i bëri sms, lerë se u talla. Shyqyr që nuk është femër se dhe Braçe do ia shalonte.

Iriqi: - Po Freedom House pse merrej me ty?

Meta: - Edhe shoqata e hidraulikëve po bëri deklaratë, Rama do fusë ndonjë paragraf për mua.

Iriqi: - Të kritikonte shtatë herë.

Meta: - Në fillim isha një herë e gjashtë Basha. Pastaj e hoqi atë e futja Metës urdhëroi. Dhe thotë poshtë e lart që Luli është çun i mirë. Pastaj Taulanti bërtet që Luli ka vjedhur 250 milionë. Qyfyre është pak.

Iriqi: - Po për Berishën ç'mendoni?

Meta: - Konseguent. Nuk lëviz ai. Si shigjeta ne busull që tregon veriun. Di saktë ç'po ndodhë nesër. Sa me shaka i them stafit edhe për motin pyesni Saliun.

Iriqi: - Si po e drejton Monika LSI-në?

Meta: - Siç i them unë në shtëpi një natë para. Duhen çizme e bajga. Jo miell se do na duhet për zgjedhje.

Iriqi: - Do kemi zgjedhje?

Meta: - Vitin tjetër. Lokale e kombëtare bashkë.

Iriqi: - Mbase nuk është dakord Muçhi?

Meta: - E dredh ai. Një palë pantallona të kuqe e kaq. Ika se mos më kap Lu e më iku dita kot pastaj.