Pas shortit, reagon Jupp Heynckes. Ja çfarë thotë për përballjen me Realin

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka folur për ndeshjet gjysmëfinale kundër Real Madridit në Champions League.

Menjëherë pas shortit, tekniku gjerman ka reaguar duke thënë se duhet nj punë e madhe për të shkuar në finale.

 “Më duhet të them se është një ballafaqim fantastik”, u shpreh ai.

“Një duel gjigantësh, në mënyrën pozitive. Duhet të punojmë fort që të shkojmë në finale”, theksoi Heynckes.