Sekuestrohen 562 kg hashash, një në pranga, ja emri

Sekuestrohen 562 kg kanabis në Kavajë. Policia njofton se është arrestuar vetëm një përson për këtë sasi të madhe droge të sekuestruar

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Saimon Beqiraj me banim ne Frakull të Madhe. Atij ju gjet kjo sasi droge në makinen e tij fuoristradë.

Makina ishte e imbarkuar sipër një karrotreci që po transportonte fuoristraden.

Saimon Beqiraj ishte shofer i karrotrecit dhe është ndaluar nga policia në aksion Rrogozhinë-Kavajvë.

Polcia ka shpallur në kërkim pronarin e fuoristradës dhe tre të tjerë.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua  562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.