Sulmi me armë në Fier, nipi i Boriçëve: Largohuni se po na qellojnë

Pas sulmit me arme në drejtim të një lokali në Fier dhe zbulimit të një makine të djegur jo shumë larg kanë dalë edhe detaje të reja nga ngjarja. Sulmi ndaj Boriçëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët.

Kamarier te dajat, ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë”, “do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën ne ambjentet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave, shkruan abc news.

20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë i tha ABC News kjo dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes.

 Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator