FOTO/ Shtatzënia e ka bërë të ndryshojë mendim, këngëtarja shqiptare na prezanton me bashkëshortin

Teksa ajo falenderoi bashkëshortin e saj kur fitoi një çmim në festivalin e ‘Kënga Magjike’, të gjithë vumë në dyshim nëse e dëgjuam mirë atë se çfarë ajo tha. “Bashkëshortin. E dëgjuam mirë”, ishte ky reagimi ynë dhe me të drejtë. Për Blerina Brakën nuk dinim asgjë për jetën e saj private. Por përveç kësaj, Blerina na dha edhe lajmin e bukur se është në një pritje të ëmbël.

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga ardhja në jetë e Edeil, kështu ka vendosur ta quajë djalin këngëtarja, Blerina na ka zbuluar edhe partnerin e saj. Ashtu siç është kthyer në një trend tani më, këngëtarja ka bërë një set fotofgrafik profesional, pjesë e së cilit është bërë edhe bashkëshorti i saj. Ai nuk është një personazh i njohur për publikun, kjo është edhe arsyeja përse ajo ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së mediave…deri më tani.