FOTO/ Rama në Shkoder, çfarë pritet të ndodhë neser

Pas lajmit se kryeministri Edi Rama pritet të shkojë ditën e nesërme në Shkodër, Partia Demokratike njofton se ka organizuar një protestë.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga dega e PD-së në Shkodër, thuhet se protesta e nesërme do të mbledhë edhe biznesin e vogël që proteston kundër futjes në skemën e TVSH-së.

Në protestën e nesërme PD kërkon sërish lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.