ZYRTARE: Hidhet shorti. ‘Dridhet’ Arsenali, ja kundërshtari në Europa League

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale në UEFA Europa League.

Fati i goglave ka vendosur që Arsenali do të përballet me Atletico Madrid.

Ndërsa Salzburg do të luajë përballë Marseilles.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian ka hyrë në fazën më interesante pasi vetëm 2 skuadra do të synojnë biletën për finalen e madhe që do të zhvillohet në Lyon.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 26 prill ndërsa ato të kthimit një javë më vonë respektivisht 3 maj.