VIDEO/ Dështon grabitja e bankës në Durrës, autori kapet te dera. Ja emri

Policia ka vënë në pranga në kohë rekord autorin që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Durrës, te stacioni i trenit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se autori është shtetasi Kreshnik M., 20 vjeç, me origjinë nga Rrësheni, e banues në ish-Kënetë në Durrës.

Ai ka hyrë në ambientet e bankës me një thikë në dorë, dhe nën kërcënimin e saj, ka tentuar të marrë xhiron ditore duke terrorizuar punonjësen e arkës.

Punonjësit e bankës kanë lajmëruar policinë, e cila në kohë rekord bëri të mundur arrestimin e autorit 20-vjeçar.

Ai akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.