Sjellja e policisë në Kukës, kreu i SHÇBA-së: Nuk kemi një konkluzion

Drejtoresha e re e SHÇBA-së, Anila Trimi ka raportuar sot në Kuvend për punën në vitin 2017 të institucioni që ajo drejton.

Pasi ka raportuar me dyer të mbyllura, Anila Trimi është pyetur nga gazetarët në lidhje me veprimet abuzive të policisë në arrestimet e kuksianëve, që protestuan kundër taksës së vendosur nga Edi Rama.

Drejtoresha Trimi, është shprehur se ende nuk ka një konkluzion nga SHÇBA-ja për veprimet e punonjësve të policisë.

‘Ende nuk kemi një konkluzion. Kur të merret vendimi për veprimet e policisë, do të njoftoheni’, ka thënë për gazetarët drejtoresha e SHÇBA-së, Anila Trimi.