Shkodër, bie nga godina vdes punëtori, policia arreston administratorin

Bie nga godina ku po punonte dhe gjen vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Guerrile” Shkodër, ku është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Ndërkohë në njoftim policia thotë se ka arrestuar supervizorin e ndertimeve, Kolë Pohja.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Me datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi: Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”.