Shorti/ Ja kundërshtari më i keq për Real Madridin

Mediat spanjolle shkruajnë se kundërshtari më i keq i mundshëm për “Los Blancos” mbetet Bajerni i Mynihut.

Sot në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën gjysmëfinale në Champions League.

Real Madrid do të ketë mundësi për tu përballur me një prej këtyre 3 skuadrave: Romën, Bajernin ose Liverpoolin.

Të presim fatin e goglave për të kuptuar 2 çiftet gjysmefinaliste.