Ja çfarë thotë ish-mbrojtësi i Juventus për penalltinë e Realit

Takimi mes Realit dhe Juventusit ka hapur shumë polemika në ditën e djeshme, teksa penalltia e akorduar në minutën e fundit, në favor të skuadrës madrilene, është komentuar gjerësisht nga mediat europiane.

Në ditën e sotme në Shqipëri, ka mbërritur ish-futbollisti i njohur italian, Gianluca Zambrotta, i cili ka qenë i ftuar nga Heinekein, sponsor gjeneral i Ligës së Kampioneve. Në një prononcim për “Report TV”, Zambrota është shprehur se penalltia e Realit ishte e saktë, pavarësisht minutës në të cilën është akorduar.

“Nëntëdhjetë përqind ishte penallti, por gjithsesi është arbitri ai që vendos. Sipas meje ishte penallti dhe duhej të jepej, pavarësisht se çfarë minute ishte kur u akordua. Shpresoj që Roma ta fitojë “Championsin” në këtë pikë të kompeticionit, edhe për faktin se është një skuadër italiane”, është shprehur Zambrota.