‘Çmenduri’, ja çfarë ndodhi me koeficientin e Romës për triumf në Champions në 24 orë

E martë, ora 20:45, koeficienti që Roma të fitojë Ligën e Kampionëve është 200. Diçka që shkon deri në limitet e të pamundurës. E martë, ora 23:00, koeficienti që Roma të fitojë Ligën e Kampionëve është 10. Gjithçka në pak orë. Pas përmbysjes së madhe që Roma bëri kundër Barcelonës edhe kompanitë e basteve e konsiderojnë si një nga triumfueset e mundshme në Champions.

Madje, koeficienti më interesant është ai që parashikon një finale mes Romës dhe Liverpulit, i cili është 9. Kompanitë e basteve mendojnë se mund të ketë një përsëritje të historisë, në mënyrë që skuadra italiane të hakmerret për humbjen e 30 viteve më parë.