Vendosja e biznesit të vogël në skemën e TVSH/ Tabaku: Duan të nxjerrin dhjam nga pleshti...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, nuk i sjell asnjë të ardhur shtesë për shtetin.

Në studion e TCH-së, Tabaku tha se nga 2013 e deri më sot, taksat janë rritur në 2 miliardë dhe kjo ka dëmtuar shtresën e mesme dhe konsumin, dhe kjo ka krijuar stepje.

“Vendosja e TVSH në këtë prag është një barrë shumë e rëndë për bizneset. Taksat lokale, e kanë rritur në mënyrë artificiale taksat për biznesin e vogël. Shteti nuk fiton asgjë nga kjo TVSH, është njësoj sikur të nxjerësh dhjam nga pleshti, kjo do sjelli kostot sociale kolosale”, tha Tabaku.