Ndeshje e çmendur, Salzburg ndëshkon 4 herë Strakoshën, Lazio ‘në gjumë’

Po luhet në këto momente ndeshja e kthimit çerekfinale e Europa League mes Salzburgut dhe Lazios, shkruan SYRI.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Immobile kalon Lazion në avantazh në të 55’.

Pa u shuar entuziazmi i italianëve, austriakët barazojnë me Dabur (56’).

Mirëpo Salzburg nuk ndalet dhe bën përmbysjen e madhe. Vendësisht shënojnë dhe tre gola të tjerë në portën e Strakoshës dhe me rezultatin 4-1 janë të kualifikuar.