Pirlo komenton penalltinë e Realit: Një arbitër i mençur në atë moment do ta...

Andrea Pirlo e njeh shumë mirë Buffon dhe ambienti e Juventus. Ja si e ka komentuar eliminimin nga Champions, që bardhezinjtë pësuan nga Real Madridi.

“Në gjaknxehtësinë e momentit, Gigi e ka ekzagjeruar sjelljen e tij. Sidomos kur e dëgjova deklaratën kur e akuzonte gjyqtarin për krim ndaj njerëzimit sportiv”, tha ish-mesfushori.

“Por unë personalisht e kuptoj veprimin e Gigit, edhe pse e teproi. Ishte ndeshja e tij e fundit në Champions, veprimtari të cilën shpresonte ta fitonte. Një penallti kaq e dyshimtë, pas një ndeshje të tillë në “Bernabeu” të bën të humbasësh kontrollin”, shtoi Pirlo.

“Penalltia për Realin edhe mund të jepej, por gjyqtari në të tillë minutë mund ta shmangte. Një gjyqtar i mençur do t’i kishte çuar të gjithë në pushimin e shtesës. E përsëris se edhe unë mund të kisha humbur kontrollin si Gigi”, përfundoi Pirlo.