A janë përdorur agjentë kimikë në sulmin në Siri? Ja çfarë nxjerrin analizat...

Zyrtarët amerikanë kanë marrë mostrat e gjakut dhe urinës së viktimave të sulmeve kimike në Siri.

Testimet kanë dalë pozitive me kimikate, para së gjithash në klorin dhe disa nga agjentët nervorë, transmeton MSNBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi më herët se gjatë ditës do të mbajë takime për shkak të krizës në Siri dhe pret që së shpejti do të merret vendimi në lidhje me përgjigjen amerikane ndaj sulmit me kimikate në qytetin sirian Douma.