PD mbledh kryesinë të shtunën/ Ja vendimi i rëndësishëm që pritet...

Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën Kryesinë. Mbledhja që do të nisë në orën 18:00, ka në qendër të saj ndryshimet në statut.

Kjo mbledhje do të pasojë edhe me Këshillin Kombëtar të PD-së që pritet të miratojë statusin e ri.

Kreu demokrat Lulzim Basha është shprehur se do të kërkojë votëbesimin e krerëve të degëve.

Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se në statutin e Partisë Demokratike po bëhen ndryshime serioze. Berisha tha se këto ndryshime,  parashikojnë që ajo që ndodhi me listat të mos ndodhin asnjëherë më.