Pas tensioneve, Greqia dhe Turqia angazhohen për riforcimin e dialogut

Greqia dhe Turqia u angazhuan sot në mbrëmje për të riforcuar dialogun e tyre pas vdekjes së një piloti grek, avioni i të cilit u rrëzua ndërkohë që po kthehej nga një mision për interceptimin e avionëve luftarakë turq, njoftoi kryeministri grek, Aleksis Cipras.

Cipras theksoi në një komunikatë se kishte marrë një telefonatë nga homologu turk, Binali Yildirim, i cili i shprehte ngushëllimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Është shumë e zakonshme që aviacioni grek intercepton avionë luftarakë turq në hapësirën ajrore greke, por kjo ndodh përgjithësisht pa incidente.