Zbulohet emri, ja kush është drejtuesi i ri i PD-së në Durrës

Ish-kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2011, Ferdinand Xhaferri është komanduar në krye të degës së Partisë Demokrati në Durrës.

Ky vendim i PD-së vjen në një kohë që posti i kryetarit të një prej degëve më të rëndësishme të PD-së, asaj të Durrësit qëndronte bosh prej muajsh.

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Oerd Bylykbashi kishte dhënë dorëheqjen nga komandimi në këtë post në muajin Tetor të vitit 2017.

Pas marrjes së detyrës së bashkëkryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore, Bykykbashi vendosi të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së në Durrës.